Vajza që shihni në foto është shqiptarja Nada Gogaj, e cila konkurroi në Miss Fashion Tv 2014. Në votimin online ajo ka arritur të mbledhë votat e më shumë se 70.000 votuesve duke e kualifikuar kështu bukuroshen shqiptare ne vendin të dytë.

Nada ka përfunduar studimet e saj për financë e është marrë me modeling që prej moshës 14-vjeçare. Ndër 25 vajzat konkurruese të këtij viti, Nada ndahet nga vendi i parë me një diferencë të vogël votash. Listën e kryesoi bukuroshja nga Serbia, Jovana Zivkovic.

/Agjencia e lajmeve Dyrrah/