Tiranë, 16 shtator 2014-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar gjashtë subjekte, ku është konstatuar miell me ngjyrues, ndërsa për shkelësit janë marrë masa. Ndërkohë vetëm në dy muajt e fundit janë kontrolluar dhe marrë mostra në 280 subjekte. Të gjitha këto u bënë të ditura gjatë takimit të zhvilluar dje midis drejtorit të AKU-së, Afrim Bakaj, dhe importuesve të grurit e miellit. Gjatë fjalës së tij, Bakaj theksoi se mielli në Shqipëri është brenda parametrave të Bashkimit Europian. “Cilësia e miellit është në normat e Bashkimit Europian në të gjithë përbërësit e tij, si në përqindjen e proteinës, e cila duhet të jetë 12 për qind, ashtu edhe në sasinë e glutenit dhe përbërësve të tjerë të bukës”, tha drejtori i AKU-së. Ndërkohë, importuesit e miellit dhe të grurit pohuan se cilësia e këtyre produkteve në Shqipëri është në parametrat e duhur për konsum. “Mielli që vjen në Shqipëri është i garantuar me standarde të Bashkimit Europian, pasi kalon në shumë etapa certifikimi, si vendi i origjinës, për të vazhduar më tej në kontrollet e rrepta që bëhen nga AKU-ja”, thanë prodhuesit. Në qendër të vëmendjes do të jetë i gjithë procesi i gjurmueshmërisë së grurit, duke filluar që nga vendi i origjinës, pikat kufitare ku importohet, si dhe furrat e bukës, të cilat janë edhe destinacioni final. Për sa i përket lajmit se disa javë më parë, gruri i importuar nga Serbia ka përmbajtje aflatoksine, AKU-ja sqaron se në të gjitha analizat e bëra në ISUF, asnjë mostër nuk ka rezultuar problematike. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është institucioni i vetëm që garanton me ligj sigurinë ushqimore në vend dhe si i tillë është përgjegjës për të përmbushur kriteret ligjore, ekonomike, por edhe ato sociale. Qëllimi i AKU-së është mbrojtja e shëndetit të popullatës nga produktet ushqimore që nuk përmbushin kriteret për konsum./Agjencia e lajmeve Dyrrah/
Miell me ngjyrues, bllokohen gjashtë subjekte
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rektori Fortuzi pret përfaqësues të Ambasadës Amerikane me rastin e 250 vjetorit të pavarësisë së SHBA
Trump heq tarifat për uiskin skocez në shenjë nderimi për Mbretin Charles, Londra dhe Edinburgu mirëpresin vendimin
Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan
Depozitohet në Kuvend projektligji për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore





