TIRANE, 15 shtator 2014 – Arian Çani njihet për komentet dhe batutat e tij ‘pa dorashka’, pasi shpesh herë është bërë objekt diskutimesh e debatesh sa i takon reagimeve të tij për personazhe të ndryshme. I tillë është dhe reagimi i sotëm, i Çanit, i cili me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka ofenduar rëndë botuesin e gazetës 'Tema', Mero Bazen. Prej kohësh, Mero Baze ‘thumbonte’ Çanin në gazetën e tij, duke e lakuar atë si njeri të ish-pushtetit të Sali Berishës.
"Sot mësova se kisha qenë serish pre e sulmeve dhe shpifjeve të Mero Bazes në paçavuren e tij Tema… Pa u zgjatur shumë i them Mero Bythës i cili nuk është tjetër veçse një qen që leh e kafshon ku mundet duke vënë gjoba prej vitesh, se nuk do ta kursej asnjëherë sa herë të guxojë të përmende emrin tim.”-citon Arjan Çani në Facebook.
Më tej, Çani shton se do të sulmojë të gjithë hienat, si Mero Baze. Ndryshe nga Mero Bytha dhe shpurra e tij, unë jetoj me punën time dhe aspak me gjoba apo përfitime dhe këtë e dinë të gjithë ata që me ndjekin prej kohesh në hapësirën publike. Kujtoj se unë kam qenë ndoshta i vetmi që i kam hapur dyert e studios time Mero Bythës dhe gjithë disa prej atyre që sot janë në pushtet dhe që e paguajnë të më kafshoje. Reagimet e mia do të jenë sistematike për gjithë hienat si Mero Bytha të cilët lehin kundër meje në paçavuret e tyre. Dëgjohemi së shpejti miq!”-përfundon mesazhin i Çanit.
/BalkanWeb/





