– Po vihet dorë për rehabilitimin e rezervuarëve, kanaleve, ujëlëshuesve

DURRËS, 15 shtator 2014 – Synohet të bëhen “zap” ujëmbledhësit e Spitallës (shih fotot kryesore dhe poshtë), si dhe të tjerave në qarkun e Durrësit, në mënyrë që të mos përsëriten tablotë e vërshimeve në qytetet e Durrësit, Shijakut, Fushë-Krujës dhe në fshatra.

Për të parandaluar përmbytjet e mëdha në qarkun Durrës-Krujë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave po merr masa për vitin 2014-2015 për objektet e ujitjes, kullimit dhe argjinaturave.

Kështu, do të rehabilitohen kanaleve ujitëse U-1, U-D në zonën e ujëmbledhësit të Tarinit; Likesh-Ndroq-Çallik deri te stacioni i pompave në Hardhishtë; KU-1, KU-2 në Tapizë; U-1 të në Bacung të Fushë-Krujës.

Masa po merren edhe për riparimin e argjinaturave të Tones dhe Tarinit.

Për shkak të amortizimit do të zëvendësohen ujëlëshuesit e Ishmit, Rubjekës, Tapizës, Çallikut, Spitallës dhe Bacungut.

Për këtë qëllim po bashkëpunohet midis Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë dhe Bordit të Kullimit Durrës, bëjnë të ditur për “Dyrrah”-un burime zyrtare të dikasterit të z. Edmond Panariti.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/