Durrës, 15 shtator 2014 – Një konflikt me armë zjarri është regjistruar paraditen e së premtes në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Burime policore bëjnë të ditur se një 20 vjeçar nga Shkallnuri është plagosur me pistoletë dhe sende të forta nga dy bashkëfshatarë të tij.
Mësohet se autorë të plagosjes së 20 vjeçarit F.M., janë 27 vjeçari Orges Zika dhe 20 vjeçari Selanik Hoti.
Të dy këta shtetas janë shpallur në këkrim nga policia për “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” dhe “Plagosje e rëndë me dashje”.
Për këtë ngjarje është vënë në pranga 27 vjeçari Marenglen Pazi, nga Tepelena, i cili akuzohet për “Prishje e qetësisë publike” dhe “Moskallëzim krimi”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





