Fushë Krujë, 15 shtator 2014 – Po tentonte të dezinfektonte qenin e tij nga parazitët, por është helmuar dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja e çuditshme është regjistruar në fshatin Halil, në Fushë Krujë.

Sipas policisë, 62 vjeçari B.K. ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë, pasi është helmuar nga solucioni që po përdorte për dezinfektimin e qenit të tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/