Tiranë, 15 shtator 2014 – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu ndodhet në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillon një takim me kreun e Parlamentit, Ilir Meta.
Deri më tani, nuk dihen ende zyrtarisht se cilat janë arsyet e takimit të diplomatit amerikan me Metën, por mendohet se tema kryesore ka të bëjë me situatën në Bankën e Shqipërisë. Gjatë këtij takimi pritet gjithashtu të diskutohet edhe çështja e emrit të ri të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.
Takimi mes tyre vjen në një kohë kur ish-guvernatori Ardian Fullani ka mbërritur në Gjykatën e Apelit dhe pritet të njihet me masën ndaj tij, i akuzuar për shpërdorim detyre.
Ndërsa këtë të enjte pritet dhe shkarkimi i tij nga ana e Kuvendit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





