Tiranë, 15 shtator 2014 – Supermodelja shqiptare, Angela Martini, është treguar e sinqertë dhe ka pranuar për publikun se ajo ka bërë ndërhyrje plastike.
Këtë ajo nuk e ka bërë me fjalë, por duke postuar një fotografi në rrjetet e saj sociale.
Ajo ka postuar një fotografi ku i ka buzët më të holla, kurse në një tjetër i ka buzët më të fryra, që dëshmon se ajo ka bërë ndërhyrje plastike.
Nuk dihet arsyeja pse Angela e ka bërë këtë, por me siguri për të hequr barën mbi vete të kritikave se ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje – raporton portali kosovar Telegrafi.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





