Durrës, 15 shtator 2014 – Filmi “Tri dritare dhe një varje” i regjisorit kosovar Isa Qosja është shpallur fitues i çmimit të madh "Gladiatori i artë", në përfundim të edicionit të shtatë të festivalit ndërkombëtar veror të filmit, që u zhvillua në Durrës. Ky film që u vlerësua nga juria me çmimin e madh, trajtonte një situatë ekstreme të jetës duke na ka treguar fytyrën e mëshirës dhe te mirëkuptimit.

Çmimi kryesor dhe Gladiatori i Artë për filmin fitues “Tri dritare dhe një varje” iu dorëzua regjizorit Isa Qosja nga kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Gjatë përshëndetjes së tij kryebashkiaku Dako ka vlerësuar edicionin e shtatë të festivalit duke deklaruar se kjo veprimtari është tregues i ndërthurjes së kulturave të vendeve pjesëmarrëse në fushën e kinematografisë.

Kryebashkiaku Dako deklaroi se Bashkia e Durrësit e mbështet fuqishëm këtë festival pasi ky aktivitet nderon Durrësin dhe promovon vlerat, kulturën dhe trashëgiminë e tij të pasur arkeologjike. Gjatë një ceremonie përmbyllëse në arenën e amfiteatrit antik, ku morën pjesë artistë shqiptarë e të huaj, diplomatë e politikanë si dhe qytetarë të shumtë, juritë e këtij edicioni akorduan edhe çmime të tjera të rëndësishme.

Aktorja më e mirë u shpall Nerea Barros për shkak të hirit dhe qetësise së performancës së saj, që na detyron të qëndrojmë të interesuar dhe të fokusuar në të ndërsa aktori më i mirë u shpall Jiri Cerni për shkak të performancës së tij imponuese, që na bën të mendojmë se rreziku që mund të përjetojmë me të, në atë që mund të ndodhë deri në fund të filmit do të jetë gjithmonë një mundësi.

Për shkak të vërtetësisë që ai sjell në cinizmin e politikës moderne dhe përpjekjet e tyre për të manipuluar njerëzit e thjeshtë u shpall si regjizori më i mirë Roberto Ando. Juria ka akorduar edhe një çmim special për filmin “Field of Dogs” për shkak të aftësive të tij për të sjellë imazhet në ekran që ilustron me një nocion të ri dhe interesante poemen e pavdekshme te Dantes, Inferno.

Po kështu janë akorduar edhe çmimet për filmin e shkurtër ku si filmi më i mirë u shpall “Agonia”, ku juria u impresionua nga profesionalizmi i regjisorit të ri që solli këtë histori të pjekur, nga plani i parë e deri në të fundit u tërhoqen nga kjo përrallë që të copëton zemrën, e një marrëdhënie të dështuar që përfundoi me një pike kulmore të papritur dhe të hidhur.

Ndërkaq për punën e shkëlqyer nga ana e karakterit kryesor, si një aktore duke luftuar duke u përpjekur për të mbijetuar në një botë të padrejtë, ku përshëndetet intensiteti me të cilin regjisori percolli këtë temë aktuale u shpall edhe një çmim special për filmin e shkurtër “Amel”. 

Gjithashtu në këtë ceremoni u nderuan edhe figura të kinematografisë botërore si aktori i famshëm serb Miki Manojloviç, regjizori i shquar amerikan dhe ndihmësi i Stanley Kubrick, Leon Vitali etj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/