Tiranë, 15 shtator 2014 –  Ashtu si 32 fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës për të nisur klasën e parë, po aq të emocionuar janë edhe prindërit e tyre. Në mesin e prindërve që kanë shoqëruar fëmijët për herë të parë në shkollë janë edhe disa personazhe të famshëm.

Balerinët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso kanë shoqëruar djalin e tyre Roan në klasën e parë dhe fotografi nga ky moment i kanë postuar në profilin e tyre në Instagram, shoqëruar me fjalët, “Të mirë e kam shoqen e bankës!!! Suksese dashuri, nga Mami dhe Babi”.

Edhe këngëtarja Anjeza Branka ka shoqëruar djalin e saj Leanzo në klasën e parë, momente të cilat i ka ndarë në Instagram me fjalët, “Sapo shoqërova djalin tim Leanzon, në ditën e parë të shkollës. Jam shumë e lumtur kur e shikoj sa ëhstë rritur, iu uroj me zemër të gjithë fëmijëve një vit me suksese në shkollë”.

Këngëtari Ervin Bushati ka shoqëruar gjithashtu djalin e tij në shkollë, ku bashkëngjitur fotografive të postuara në Instagram shkruan, “Në ditën e parë të shkollës… Mami dhe Babi i urojnë shumë suksese … Bjorni në klasë të parë”. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/