Mirditë, 15 shtator 2014 – Një vajzë e moshës 18 vjeçare nga Rrësheni, po ndiqet penalisht, pas denoncimit të bërë ndaj saj nga një i ri.

Xhilda T., vjeç 18, dyshohet se në bashkëpunim me tre djem të të tjerë të paidentifikuar, kanë goditur në kokë dhe trup për motive të dobëta me sende të forta një djalë me iniciale I.B., banues në Koder-Rrëshen.

Mësohet se 18 vjeçarja kishte qenë e lidhur deri para një viti me I.B., por pas ndarjes ky i fundit e përndiqte, duke e telefonuar dhe duke i dalë vazhdimisht përpara.

E reja e ndihmuar nga tre bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët nuk pranoi t’i tregonte kush ishin, i ngriti një kurth ish -të dashurit për t’u hakmarrë.

Policia po punon për të identifikuar bashkëpunëtorët e adoleshentes në rrahjen e ish-të dashurit të saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/