Itali, 15 shtator 2014 –  Policia e qytetit të Padovës arrestoi në flagrancë në lagjen Arcela dy shqiptarë, shpërndarës droge.

Policët në fillim arrestuan Algert Qafën, 29 vjeç, ndërsa një korrier me motoçikletë po i dorëzonte një paketë.

Policët i gjetën në trup Algertit 30 gramë kokainë, ndërsa në paketën që sapo i dorëzoi korrieri kishte 500 gramë heroinë.

Policët e arrestuan në flagrancë Algertin, por korrieri arriti t’u shpëtojë. Algerti kishte dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali dhe nuk kishte precedentë penalë.

Gjatë kontrollit që karabinierët ushtruan në shtëpinë e Algertit, gjetën edhe korrierin që i shpëtoi arrestimit.

Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për një tjetër shqiptar, 28 vjeçarin Florian Bregu, i cili nuk kishte leje qëndrimi për në vendin fqinj.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/