Itali, 15 shtator 2014 – Dy prostituta shqiptare në qytezën e Porto Sant’Elpidio, në rajonin e Markes u shtruan në spital me plagë e dëmtime të shumta.
Të dyja prostitutat janë të moshës rreth 20 vjeçare, madje njëra ishte shtatzënë në muajin e tetë.
Ato u sulmuan nga 4 prostituta rumune, të cilat pretendonin se shqiptaret u kishin zënë vendin e “punës”.
Shqiptaret u përpoqën të mbroheshin, por rumunet ishin katër dhe një nga shqiptaret duke qenë shtatzënë me zor arrinte të përleshej.
Rumunet, pasi i rrahen, u morën prostitutave shqiptare edhe paratë, telefonat e dokumentet që kishin me vete.
Karabinierët nga ana e tyre po hetojnë intensivisht këtë episod dhune, sepse i frikësohen një hakmarrjeje me përdorimin e armëve të zjarrit nga protektorët shqiptarë të dy prostitutave të rrahura barbarisht.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





