Itali, 15 shtator 2014 – Është 20 vjeçarja Clarissa Marchese vajza më e bukur e Italisë, ajo e cila mbrëmë fitoi titullin Miss Italia.
E lindur në Sciacca dhe me banim në Ribera, brunia nga Siçilia la pas në finale Miss Veneto, Sara Nervo, dhe Miss Emilia Romagna, Giulia Salemi.
Clarissa Marchese është me sy dhe flokët gështenjë dhe është e gjatë 1 metër e 78 cm.
Clarissa është Miss Italia e njëmbëdhjetë nga Siçilia dhe e treta në radhë pas Giusy Buscemi dhe Giulia Arena.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





