Tiranë, 15 shtator 2014 – “Ceremoninë tonë do e kenë zili dhe të huajt”. Çifti princi Leka dhe Elia Zaharia kanë premtuar një dasmë madhështore në vitin e pestë të fejesës.

Ata pritet të lidhin kurorë shtatorin e vitit të ardhshëm.

Princi Leka ka pohuar se duan të organizojnë një dasmë madhështore sipas protokollit të Oborrit Mbretëror, dhe kanë në plan të ftojnë shumë familje të njohura mbretërore në botë.

“Dëshirojmë të organizojmë një dasmë të mrekullueshme, që të shërbejë dhe si reklamë për Shqipërinë, në mënyrë që kur të huajt të vijnë në dasmën tonë, të ndryshojnë krejtësisht opinionin që kanë për këtë vend”,tha princ Leka.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/