Tiranë, 14 shtator 2014 – Serish akuza e replika ne distance mes kreut te qeverise, Rama dhe kryebashkiakut te Tiranes, Basha.
Ne pergjigje te akuzave te Rames per “cibanet e mbjelle neper kryeqytetin e mbetur pa koke”, Basha i kujton se ish kryebashkiaku qe i ropi qytetaret per 11 vjet tashme po prish cibanet qe i lejoi vete.
“Vajmedeti e han turpin me buke. Fukarejve qe i rropi 11 vjet si kryetar bashkie tani jua prish “cibanet” qe vete i lejoi. Por bekon pallatet dhe sarajet e Kokedhimeve te pushtetit qe lartesohen cdo dite kunder ligjit. Llogjet per popullin, punet per vete!”– shkruan Basha.
Rama
Kreu i qeverise, Edi Rama ka premtuar zero tolerance ndaj atyre qe kane zene rruge e trotuare me ndertime te ndryshme.
Ne nje postim ne profilin e tij ne Tëitter, shoqeruar me nje foto ku fadroma shemb shtesene nje biznesi qe me karrike ka zaptuar trotuarin, akuzon vendoret per kete situate.
“Tolerance zero ndaj zaptuesve te rrugeve qe kane bere çkane dashur fale inekzistences korruptive te pushtetit vendor”– shkruan Rama.
Sipas Rames, operacioni per heqjen e ketyre “cibaneve” nuk do te ndalet.
“S’ndalet me operacioni i shkuljes se çibaneve qe vitet e fundit u shumefishuan trotuareve te Tiranes se mbetur pa koke”– shkruan kryeministri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





