Tiranë, 14 shtator 2014 – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin Bujar Nishani. Takimi mes kreut të qeverisë dhe Kreut të Shtetit ka zgjatur rreth gjysmë ore, ndërsa nuk dihen ende detajet e tij.
Paraprakisht mësohet se temë e takimit mund të ketë qenë, emri i Guvernatorit të ri, pas arrestimit të Ardian Fullanit, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, lidhur me vjedhjen e 713 milionë lekëve.
Sipas ligjit në fuqi, është detyrë e Presidentit Nishani për të porpozuar emrin e ri të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, dhe më pas ai shkon për votim në Kuvend.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





