Spanjë, 14 shtator 2014 –  Atletico Madrid mposhti 1-2 në "Santiago Bernabeu" Real Madrid falë golave të Tiago dhe Arda Turan dhe duke i dhënë një tjetër goditje të fortë kampionëve të Europës pas humbjes të para një jave ndaj Real Sociedad.

Atletico duket se ja ka marrë dorën Realit pasi para disa ditësh e mposhti edhe në finalen e Superkupës së Spanjës.

Pas tre javësh kampionat Real Madrid ka vetëm tre pikë, një start skandaloz për "Los Blancos" çka ka sjellë edhe një seri fotosh tallëse në internet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/