14 shtator 2014 – Një studim i ri i bazuar mbi marrëdhëniet në çift zbulon se meshkujt mendojnë se femrat nuk janë më aq seksi pasi kalojnë moshën 21 vjeçare.

Të dhënat e nxjerra nga website OkCupid, zbuluan se meshkujt mbi 50- vjeç, mendojnë se femrat 20-24 janë më tërheqëset.

Nga ana tjetër, studimi tregoi se femrat tentojnë që të zgjedhin dhe preferojnë kryesisht meshkuj në të njëjtën moshë me to, ose 1 vit më të vegjël.

Për shembull teksa një femër 50-vjeçare do të preferonte të gjente një partner 48-49 vjeç, nga ana e tij, ky mashkull preferon femra që janë sa gjysma e moshës së saj.

Sipas autorit të këtij studimi dhe themeluesi i faqes për njohje online OkCupid, kur shikon mënyrën sesi meshkujt perceprojnë femrën, është thuajse e zakonshme që ata të votojnë menjëherë për 20 vjeçaret.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/