Maltë, 13 shtator 2014  – Një anije është mbytur në jug-lindje të Maltës, ndërkohë që transportonte emigrantë klandestinë nga Malta drejt Italisë.

Janë gjetur trupat e tre viktimave dhe shtatë të mbijetuar, prej të cilëve dy fëmijë, ndërkohë që llogaritet që numri i të humburve të jetë rreth 30.

Emigrantët janë ndihmuar nga anija tregtare Pegasus, e cila lajmëroi për mbytjen e anijes.

Në këtë operacion shpëtimi janë duke marrë pjesë një helikopter i policisë detare italiane dhe një i marinës greke.

Trupat e tre të mbijetuarve janë transportuar me urgjencë në nje spital grek, edhe pse gjendja e tyre është mjaft e rëndë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/