Tiranë, 13 dhjetor 2014 – Tolerancë Zero ndaj dhunës. Federata Shqiptare e Futbollit mban premtimin e përsëritur vetëm pak ditë më parë duke vepruar me dorë të rëndë ndaj akteve të dhunës në ndeshjen Vllaznia – Tirana.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, si i diskutoi ceshtjet ne teresi, ne perfundim bazuar dhe ne nenin 78 te KDS.
VENDOSI:
KF “Vllaznia”per deshtim ne permbushje te pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje futbolli, pergjegjesi per sjelljen e gabuar te spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me : zhvillimin e 10 (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS.
KF “Tirana” per pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura denohet me : zhvillimin e 15 (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet 66/2, dhe 66.3/b te KDS.
Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura ne stadiume denohen me mospjesmarje ne te gjitha aktivitetet futbollistike per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS.
KF”Partizani”per sjellje te gabuar te tifozeris se saj dhe hedhje te fishekzjarreve ne fushe,denohet me 50.000 (pesedhjetmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





