Angli, 13 shtator 2014 – Ky që shihni në foto është Max Billingham nga Britania e Madhe, vogëlushi i cili është alergjik ndaj të gjitha llojeve të ushqimeve, përveç karrotave, patateve dhe bananeve.
Teksa moshatarët e tij mund të hanë gjithçka, 2-vjeçari Max rrezikon jetën nëse bën të njëjtën gjë.
Nëna e tij thotë se është shumë e vështirë, pasi pjesa më e madhe e jetës sociale lidhet me ushqimet, dhe ajo e ka shumë të vështirë t’ia shpjegojë Max-it se përse ai nuk mund të provojë çokollatën apo biskotat.
Vogëlushi, i cili ka lindur 8 javë përpara kohe, kur ishte i vogël vuante një reaksion të rëndë ndaj qumështit dhe ushqimeve të ndryshme që i detyroi doktorët që të analizonin reagimin e të gjitha ushqimeve me radhë.
Max vuan nga një alergjie e rrallë e quajtur FPIES, një reaksion shumë i rëndë që ndodh nga proteinave të ushqimeve.
Simptomat fillojnë të shfaqen disa orë pasi ushqimi është tretur.
2-vjeçari kalon në gjendje shoku, bëhet ngjyrë blu kur ha ushqime dhe duhet të shtohet urgjentisht në spital.
Prindërit e tij thonë se kjo sëmundje e rrallë e djalit të tyre ka habitur edhe vetë doktorët.
Aktualisht ai i nënshtrohet të ushqyerit me anë të një pompe për të marrë ushqimin e nevojshmën për të jetuar.
Max rrezikon që të jetojë me këtë lloj sëmundje gjatë gjithë jetës së tij.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





