Durrës, 13 shtator 2014 –  Shkëlqesia e tij, ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, mbrëmjen e së premtes ndau çmimin “Act Now” (Vepro Tani), për 35 gra e vajza, që morën pjesë në një trajnim veror, të mundësuar nga Korpusi i Paqes në Shqipëri dhe nga Fondi Shqiptaro-amerikan i  Zhvillimit. Në ceremoni ishte e pranishme dhe Ministrja e Zhvillimit urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni.

Shkëlqesia e Tij Arvizu mbajti një fljalim të shkurtër, por mjaft prekës duke sjellë për të pranishmit edhe shembuj familjarë si p.sh. të vajzës së tij të adoptuar. Bëri përshtypje veçanërisht insistimi i enturazhit të Shkëlqesisë së Tij për të theksuar faktin se Ambasadori ka ardhur vetëm për të marrë pjesë në ceremoni, jo për t’u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shkëlqesia e Tij dallohet për një komunikim të shkëlqyer me përfaqësuesit e mediave shqiptare, por edhe të huaja. Gjithsesi kësaj radhe Ambasadori Arvizu, pas arrestimit  të ish-guvernatorit Fullani, zgjodhi të drejtën për të mos iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/