Tiranë, 13 shtator 2014 – Një shpërthim tritoli ka ndodhur në një banesë private në kryeqytet ne oret e vona te nates se mbremshme.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në vilën 3-katëshe të ish- futbollistit Skerdi Bejzade, në rrugën ‘Ibrahim Kazazi’, pranë Medresesë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se në kohën e shpërthimit në banesë ka qenë nëna e Skerdi Bejzades, e cila nuk është lënduar, ndërsa ish- futbollisti ndodhet në Gjermani.
Nga shpërthimi jane shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





