Angli, 12 shtator 2014 – Disa mund të thonë se bota ka ndryshuar shumë.
Për Gareth Thomas jeta ishte e vështirë derisa ai deklaroi publikisht se është homoseksual.
Dhe ta mendosh që dikur ai ishte kapiteni i Uellsit në regbi, një sport shumë mashkullor.
Por tani ai thotë se ka gjetur dashurinë e vërtetë.
Ai quhet Ian Baum dhe të dy u njohën online.
Ish- ylli i regbisë, që kishte tetë vite i martuar me dashurinë e adoleshencës, Jemma-n, u takua për herë të parë me Baum në vitin 2009.
Ai ishte partneri i parë mashkull i tij dhe pas vetëm një muaj e gjysëm ata nisën bashkëjetesën.
“Është krejt ndryshe nga të gjitha marrëdhëniet e tjera. Tani mund të jem vetvetja. Nuk ka më asnjë pjesë nga unë që gënjen,” thotë 40- vjeçari.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





