Afrikë e jugut, 12 shtator 2014 – Prindërit e Reeva Steenkamp thonë se "drejtësia nuk u vu në vend" pasi atleti nga Afrika e Jugut, Oscar Pistorius u shpall i pafajshëm për vrasjen me paramendim të vajzës së tyre.
June dhe Barry Steenkamp shprehën "mosbesimin" e tyre ndaj Gjykatës që besoi versionin e Pistorius.
Atleti afrikano-jugor dje është liruar nga akuza për vrasje me paramendim duke i shpëtuar dënimin me burgim të përjetshëm. Tani, ai mund të dënohet deri në 15 vjet burg.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





