12 shtator 2014 – Vera po përfundon, ngjyra e plazhit po zbehet dhe tundimi për t’iu nënshtruar solarit për të rifituar ngjyrën po afron.
Por mjekët onkologë paralajmërojnë, “Nuk ekzistojnë solarë të sigurtë. Rreziku është ekstrem”.
Mjeku italian Tonino Pedicini, drejtor i përgjithshëm i Istituto Pascale në Napoli, deklaroi se nxirja artificiale rrit rrezikun për t'u prekur nga kanceri mesatarisht me 16%, qoftë edhe nga një seancë e vetme.
Nëse kalohen dhjetë seanca, sipas ekspertit rreziku rritet në masën 34%
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





