12 shtator 2014 – Duket se çudirat nuk kanë të mbaruar!
Teksa e partnerja e tij përparonte me shtatzëninë, Harry Ashby filloi të kishte të njëjtat simptoma si ajo. Përzierje dhe marrje mendsh në mëngjes, dëshira të çuditshme në ushqim dhe madje nisi t’i rritej edhe gjoksi.
Ai u diagnostikua me sindromën Couvade, sipas së cilës, mashkulli përjeton të njëjtat simptoma të shtatzënisë si femra.
Vetë 29-vjeçari, duke folur për këtë eksperiencë të çuditshme tha se fillimisht e urrente gjendjen e tij, por tani ai mendon se çdo mashkull duhet të kalojë të njëjtën gjë, pasi të ndihmon të kuptosh se me çfarë po përballet femra që ke në krah.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





