Tiranë, 12 shtator 2014  – Shtatë persona janë vënë në pranga në Tiranë, pas parandalimit të një vrasjeje.

Sipas policisë, mësohet se 7 të arrestuarit janë kapur në flagrancë, në aksin rrugor Lezhë – Kurbin, duke tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Roan.P, me banim në Pllanë-Lezhë.

“Falë një pune të specializuar me metoda proaktive u arrit parandalimi i kësaj vrasje, duke arrestuar autorët e dyshuar, të cilët për një periudhë 2 javore në Tiranë dhe në qytetin e Lezhës,  studionin lëvizjet e shtetasit Roan.P, me synimin e vrasjes, për motive të dobëta” – njofton policia.

Të arrestuarit 

Marian Radaçi, 38 vjeç, lindur në Perlat i Epërm, Mirditë dhe banues në Tiranë

Alfred Marku, 33 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë

Artan Sulejmani, 40 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Mirditë

Arli Ndrejaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Rrëshen Mirditë

Darjel Cara, 22 vjeç, banues në Valias, Tiranë

Arvin Dodaj, 29 vjeç, lindur dhe banues në Mirditë

Ernest Ndoja, 28 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

1.      Një armë zjarri e llojit pistoletë, e markës Glock me 15 fishekë.

2.      Një automjet i markës Audi, tipi Q7, me targë “AA727GH”, në pronësi të shtetasit Alfred Marku.

3.      Një automjet i markës Audi, tipi A4, me targë “AA622JR”, në pronësi të shtetasit Marian Radaci.

4.      Një automjet i markës BMV, tipi X6, me targa italiane “DT744MD”, në pronësi të shtetasait Artan Sulejmani.

5.      Një automjet i markës Toyota, me targë ‘AA090FC” në pronësi të shtetasit Dodaj.

6.      Një automjet i markës  Fiat Punto , me targë “AA857AK” në pronësi të shtetasit Ernest Ndoja.

7.      Shkopinj bejsbolli metalik

8.      shkopinj bejsbolli  material druri.

9.      15 aparate celular te markave te ndryshme.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/