Tiranë, 12 shtator 2014 – Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me përleshjet e djeshme që ndodhen mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Rama theksoi se stadiumet në Shqipëri s'mund të jenë me peng i barbareve. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Rama theksoi se do të bashkëpunojnë me Federatës Shqiptare të Futbollit për t'i dhënë fund këtij fenomeni. 

“Stadiumet në Shqipëri s'mund të jenë me peng i barbareve! Do bashkëpunojmë ngushtë me FSHF për t'i dhënë fund histerisë turpëruese të dhunës.”-shkruan Rama. 

Skenat e dhunës ndodhën dje fill pas golit të parë të shënuar nga mes Vllaznia, ku dy tifozë nisën sherrin mes tyre, e më pas situata degjeneroi. Si pasojë e përleshjeve, presidenti i FK Tiranës Refik Halili u godit me sende të forta nga tifozët. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/