12 shtator 2014 – E dimë tashmë që ushqime të ndryshme kanë ngarkesë të ndryshme kalorike, por a e dimë saktësisht se cili është raporti mes peshës dhe kalorisë për ushqime të ndryshme?
Të gjithë ekspertet e ushqimit bashkohen në një pike që ka të bëjë me nevojën e numërimit të kalorive. Revista “Wise Geek” ka listuar 71 ushqime dhe masën e tyre për të dhënë një ngarkese prej 200 kalorish.
Falë kësaj liste, ju mund te përllogarisni sasitë e kalorive që duhet të merrni dhe që në fakt merrni gjatë një dite.
Me poshtë është një listë me ushqimet më të përdorura prej nesh:
385 gram molle = 200 kalori
145 gram makarona = 200 kalori
75 gram patate të fërguara = 200 kalori
66 gram salçiçe = 200 kalori
28 gram gjalpë = 200 kalori
33 gram fruta të thata = 200 kalori
50 gram biskota të kripura = 200 kalori
496 ml Coca Cola = 200 kalori
1425 gram sedano = 200 kalori
588 gram brokoli = 200 kalori
740 gram speca = 200 kalori
570 gram karota = 200 kalori
475 gram qepe = 200 kalori
375 gram bizele = 200 kalori
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





