Spanjë, 12 shtator 2014 –  Sipas informacioneve, ish mbreti i Spanjës, Juan Carlos, i cili pranverën e këtij viti abdikoi nga froni në favor të djalit të tij të madh, bashkëjeton me gjermanen Corinna Larson.

E para që e jep këtë njoftim është e përjavshmja italiane “Oggi”, sipas së cilës, ish mbreti Juan Carlos nuk është larguar asnjëherë nga e dashura e tij, princesha gjermane Corinna Larson.

Larson ka marrë titullin princeshë falë martesës se saj me princin Casimir Zu Sayn-Ëittgenstein, prej të cilit është ndarë që në vitin 2005.

Sipas burimeve të sigurta, të dy jetojnë aktualisht në Londër dhe do të martohen, sapo ish mbreti të shkurorëzohet nga bashkëshortja aktuale, ish mbretëresha Sofia.

Pak kohë më parë, të dy dashnoret kanë kaluar 21 ditë pushimi në vilen e ish kryeministrit socialist Felipe Gozales, në Jbila a Tangeri në Marok.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/