E premte, 12 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Sipërfaqja e tokës; Legalizimet, shtëpitë që preken nga vendimi i ri”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Përleshje masive pas ndeshjes, plagosen 20 tifozë
– Rama: Ja projektet e rrugëve që do të ndërtojmë me Kinën
– Kandidatët e huaj për Këshillin, emrat e 21 zyrtarëve që po ju hetohen pasuritë
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Të përndjekurit, Ja dosja e re”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Provokohet Vllaznia, përgjaket stadiumi
– Kukës, i dehuri pret në fyt burrin 51 vjeçar
– Rama: Drejt finalizimit marrëveshja me Kinën
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Pensioni social; Skema e re, kushtet e përfitimit”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Kaos në Shkodër, shi gurësh dhe shkopa gome, gjakoset Refik Halili
– Kukës, vritet me thikë në fyt babai i 5 fëmijëve
– Ikën Fullani, Rama: Javën tjetër merremi me Këshillin
GAZETA SOT hapet me shkrimin “Ramadan Troci tjetër akuzë Fullanit, guvernatori rrezikon 12 vjet burg për korrupsion dhe manipulim dokumentesh”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Komunistët kërkojnë fshirjen e Berishës nga historia pas '90, ballistët dhe të përndjekurit nuk njohin komisionin e kryesuar nga Paskal Milo
– Ambasadori kinez në zyrën e Bashës, pas akuzave të SHQUP për financimin e udhëtimit të Edi Ramës
– Edi Rama: Kina do të financojë Rrugën e Arbrit dhe hekurudhat, marrëveshje për projektet e tjera madhore
GAZETA MAPO ka si argument kryesor “Kuvendi “shkarkon” Fullanin, Rama hap garën për bankën”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Legalizimet, verifikimi shtëpi më shtëpi edhe nga kompani private
– Përleshje në fushën e lojes, gjakoset presidenti i Tiranës
– Nipi i kreut të PD në Lazarat: Më rrahën dhe më grabitën në rrugë
– Transport hashashi me furgonin e nxënësve, 3 në pranga
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Rrugaçët e stadiumeve”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Rama iu tregon kinezëve ku është Shqipëria
– Vizita e Papa Françeskut, kalendari i plotë i aktiviteteve
– Udhëzim i ri për tërheqjen e dosjeve nga universitetet e mbyllura
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





