Itali, 11 shtator 2014  –  Ka dalë nga burgu përpara shokut të tij të qelisë, dhe pas kësaj ka vendosur t’i bëjë një vizitë gruas së shokut të tij të qelisë me të cilin kish këmbyer sa e sa histori, kujtime dhe dhimbje që prodhon burgu. Por e keqja qëndron se nga ky takim lindi një pasion që u finalizua me një fëmijë. 

E gjithë kjo histori ka ndodhur ne Trento te Italisë përpara 6 vitesh. Gruaja shtatzënë, atëherë 35 vjeçare, edhe pse e martuar, pranoi qe fëmija nuk ishte i bashkëshortit, por i shokut të tij të qelisë.

Kjo çoi në vendimin për ta ndarë te bashkëshortit, dhe po kështu beri edhe gruaja e dashnorit, tashme 57 vjecar. 

Por çështja nuk mbeti me kaq. 57 vjeçari nuk pranoi te njohe atësinë dhe çështja kaloi ne gjyq, i cili vendosi edhe pas provave te ADN-se, qe 57 vjeçari te paguaje 120 euro ne muaj për te garantuar sadopak rritjen e djalit te tij.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/