DURRËS, 11 shtator 2014 – Shqipëria renditet e dyta mes 51 vendeve nga 5 kontinentet për indeksin i çmimeve të transportit, të dhënat janë bërë publike nga portali GoEuro.com, motor meta-kërkimi që u mundëson përdoruesve të krahasojnë çmimin dhe kohën e udhëtimit me avion, hekurudhë dhe autobus (portali operohet nga Korporata GoEuro e Nju Jorkut, themeluar në vitin 2013, me seli në Berlin); po ashtu Shqipëria rendite e katërta për çmimet e biletave më të lira për udhëtim me autobus.
Sapo është publikuar një studim i portalit GoEuro.com. mbi kostot e udhëtimit në 5 kontinentet.
GoEuro thotë se për të renditur secilin vend sipas indeksit të çmimeve të transportit, u shqyrtuan llojet e ndryshme të transportit me autobusë, avionë dhe trena.
U përdorën faktorë të tillë si distanca, oraret, dhe taksat në midis të gjitha opsioneve të transportit.
U vlerësuan vendet në bazë të rrugëve zakonisht me më shumë udhëtime kilometra në nivel rajonal dhe ndërqytetës.
Vendet janë vlerësuar vetëm në mënyrat e transportit në dispozicion brenda atij shteti.
Indeksi i Çmimeve të Transportit është bazuar në informacionin për udhëtimin me tren, autobus dhe avion për 51 vende në të 5 kontinentet.
GoEuro sqaron se, meqenëse investimet në infrastrukturë dhe cilësia e shërbimit janë faktorë përcaktues në koston e transportit, është e rëndësishme të theksohet se vendet me kostot më të larta ka shumë të ngjarë të jenë ato me shërbim më të mirë. Numrat në indeksin nuk janë ponderuar me PBB-në për frymë ose PMB-në e vendeve të përfshira, prandaj këto rezultate nuk reflektojnë pagat, infrastrukturën ose cilësinë në industrinë e transportit.
Sipas indeksit të çmimit të transportit, në Top 5, Shqipëria zë vendin e dytë, fill pas Afrikës së Jugut, poshtë Shqipërisë janë Malajzia, Tajlanda dhe Ukraina.
Në kategorinë e biletave për autobusë, shteti më i lirë është Egjipti, ku për 100 km paguan1,88 dollarë; Ukraina në vend të dytë me 3,07 dollarë; në të tretin renditet Tajlanda me 3,11 dollarë dhe në katërtin Shqipëria me 3,35 dollarë për 100 km.
Biletat më të shtrenjta i kanë Holanda me 28,58 dollarë për 100 km. Pastaj vijnë me radhë Austria, Norvegjia, Zvicra, Australia.
“Dyrrahu” publikon grafikët e GoEuro-s
/Ekskluzivisht th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





