Durrës, 11 shtator 2014 – Dy persona, në kushte depresive, i kanë dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë, ndërkohë që një e moshuar 84 vjeçare, nga Fushë Kruja, që vuante nga epilepsia ka rënë nga kati i tretë i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Bilanc tragjik ky përsa i përket vetëvrasjeve në harkun kohor të 24 orëve të fundit në qarkun e Durrësit.

Burime policore bëjnë të ditur se 39 vjeçarja, D.K., nga Shën Vlashi dhe 45 vjeçari M.M., nga një fshat i Shijakut kanë vdekur në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku ishin dërguar me urgjencë për mjekim më të specializuar pas konsumimit të fostoksinës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/