Durrës, 11 shtator 2014 – Tre persona të shpallur në kërkim janë kapur  nga shërbimet  e Policisë së Durrës ditën e mërkurës.

Në pranga ka përfunduar Sulejman Dervishi, 35 vje, banues në Durrës, i dënuar në fillim të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me 6 vjet burgim për veprën penale “Trafikim  i lëndëve narkotike”.

Pas hekurave është vënë edhe Burhan (Buran) Shatro, 42 vjeç, banues në Rrashbull, i dënuar me 1 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. Episodi për të cilin akuzohet Shatro ka ndodhur në 26 qershor të vitit 2012.

Policia e Krujës ka ndaluar 35 vjeçarin Aleksandër Dedja, ndaj të cilit gjykata e këtij rrethi kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për “Vjedhje”. Dedja rezultonte i shpallur në kërkim që në datë 15 gusht të këtij viti.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/