11 shtator 2014 –  Gratë që kanë tendencën për të akumuluar më shumë ind dhjamor në të ndenjura janë më inteligjente dhe të shëndetshme në krahasim me të tjerat.

Se paku kështu ka dalë në fund të një studimi të Universitetit te Oxford-it dhe Churchill Hospital.

Mesa duket, edhe pse shumë femra e kanë pikë të dobët dhe për të qenë sa me elegante, veçanërisht në të ndenjurat, harxhojnë kohë të tërë dhe shumë mund e djersë nëpër palestra, e vërteta është se të ndenjurat e shëndosha nuk sjell vetëm disavantazhe.

Madje njihen shumë femra, të cilat e kanë këtë pjesë të trupit një element të fortë të profilit të tyre publik.

Kështu mund të përmendim ikona të vërteta të ekranit, si Beyonce, Jennifer Lopez, Kim Kardashian etj.

Sipas shkencëtarëve, prania e shtuar e indit dhjamor, veçanërisht në pjesën e të ndenjurave, pre-supozon nivel të shtuar të Omega 3 dhe tashme është provuar se ky tip lipidi ka ndikim të posaçëm në zhvillimin e trurit të njeriut.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/