Irlandë, 11 shtator 2014 – Emigrantët shqiptarë në botë ofrojnë lajme jo vetëm për kronikën e zezë, por edhe lajme pozitive.

Tipik është shembulli i Eljada Muçajt, 16 vjeçares e cila është nxënëse në një shkollë të mesme në Dublin, kryeqytetin e Republikës së Irlandës.

Eljada, kur filloi shkollën nuk dinte asnjë fjalë anglisht, por duke punuar fort duke marrë mësime jashtë orarit të shkkollës, ajo arriti që të marrë notë maksimale në anglisht në fund të vitit shkollor.

Suksesin e Eljadës dhe të një nxënësje mongole në lëndën e anglishtes e kanë trajtuar gjerësisht mediat irlandeze, përfshirë dhe të përditshmen më të shitur në Irlandë, “Indipendent Irish”. Eljada është adoleshentja tipike, që ia zbardh faqen Shqipërisë dhe shqiptarëve.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/