Tiranë, 11 shtator 2014 – Komisioni i Ekonomise ka miratuar propozimin e Keshillit Mbikqyres të BSH për shkarkimin e ish guvernatorit, Fullani.Në një deklaratë për media, kryetari i Komisionit, deputeti socialist Erjon Braçe ka bërë me dije se “Komisioni e ka gjetur në përputhje me ligjin propozimin e Këshillit Mbikqyrës dhe e ka miratuar atë me unanimitet”.  

Sipas tij, motivacioni që ka sjellë edhe këshilli ka qenë shkelje e etikës në punë dhe cënimi i interesave të BSH, motivacioni që u gjet në përputhje me ligjin për Bankën e Shqipërisë. 

“Relacionet e komisionit bashkë me vendimet i paraqiten kryetarit të Kuvendit dhe planifikohen që të jenë në rend të ditës seancën e së enjtes.” tha Braçe.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/