Tiranë, 11 shtator 2014– Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka gjobitur 6 zyrtarw të niveleve të ndryshme, qw u gjetwn në shkelje të afateve të dorëzimit të deklaratës së interesave private.
Inspektori i Përgjithshëm, Shkwlqim Ganaj (ne foto), përmes vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private. Zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Te gjobitur
Shtjefën Lleshi, ish – Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014
Gëzim Ukperaj, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Kukës, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
Bernard Capa, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
Grespin Lilaj, ish – Inspektor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Durrës, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
Albano Çepele, ish – Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mosdorëzim të “Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
Taulant Kurti, ish – Inspektor Hetimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mosdorëzim të“Deklaratës pas Largimit nga Funksioni” për vitin 2014.
Inspektorati i Lartë u rikujton të gjithë subjekteve deklarues ndaj të cilëve është marrë masë administrative “gjobë”, që në rast të refuzimit të dorëzimit të deklaratës së interesave private, subjekti konsumon elementë të veprës penale parashikuar në nenin 257/a, paragrafi i parë, i Kodit Penal, për të cilën ILDKPKI do të paraqesë kallëzim penal pranë organit të akuzës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





