Tiranë, 11 shtator 2014 – Djali i Agron Canes, personit që kërkonte favore seksuale për punësim në Sarandë, thotë se çështjen e të atit do e çojë në Strasburg. Sipas tij, të atit i është ngritur kurth.
“Çështjen e babait do e çojmë deri në Strasburg. Ne nuk u besojmë akuzave që janë ngritur për të, çdo gjë është manipulim. Është absurd ta mendosh, pale më ta pranosh që babait t’i ketë shkuar mendja, jo më t’i ketë kërkuar asaj gruaje për të shfrytëzuar vajzën e saj. Ne nga ana jonë do të kërkojmë dhe nuk do rreshtim për të zbardhur të vërtetën, deri edhe të vërtetojmë se për të realizuar këtë fëlliqësirë janë hedhur edhe shuma lekësh”, ka thënë ai për “Panorama”.
Agron Cane është arrestuar pas një video të publikuar në media, ku ai kërkonte seks me një 14-vjeçare, në mënyrë që t’i siguronte punë nënës së vajzës adoleshente.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





