E mërkurë, 10 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Vendimi i qeverisë, legalizimet, verifikim datës së ndërtimeve”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fullani refuzon ti përgjoigjet prokurorit në burg: Nuk flas pa parë provat
– Qeveria 920 mijë dollarë për festimet e Çlirimit
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Ndërtimet pa leje, nisin kontrollet. Hartohen dosjet e hartave informale për legalizimin e shtesave”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Qeveria, 26 milionë lekë mbështetje për gratë sipërmarrëse
– Berisha, plan për shpëtimin e Bashës pas zgjedhjeve
– Forumi ekonomik, Kina premton investime në Shqipëri
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Tabela e pensioneve, mosha e vjetërsia për çdo kategori”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Legalizimet, Qeveria: Ja si do të evidentohen në terren ndërtimet pa leje
– Vjedhja e Bankës, Fullani refuzon Prokurorinë. Arvizu: Hetimi të jetë apolitik
– Dosja e sigurimit: Në Lezhë u ngrit dolli për Mehmetin pas vetëvrasjes
GAZETA SOT hapet me shkrimin “Fullani frikë nga helmimi në qeli, nuk pranon ushqimet e hapura të burgut, mbikqyret rreptësisht nga dy oficerë”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Rindizet drita jeshile për Shqipërinë në BE, rihapet komisioni i zgjerimit pas ndërhyrjes së Merkelit, austriaku Hahn në vend të Fyles
– Arvizu lëshon Fullanin: Ka administruar keq bankën, guvernator i huaj nëse nuk ka zgjidhje tjetër
– SHQUP në mërgim, mbledh strukturat paralele dhe parlamentin privat, merren në shqyrtim ligjet e qeverisë
GAZETA MAPO ka si argument kryesor “Legalizimet, si do të verifikohen shtëpitë dhe shtesat pa leje në terren”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Fullani refuzon Prokurorinë: Nuk dëshmoj pa u njohur me provat
– Qeveria jep 940 milionë lekë për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit
– Udhëzimi i Bashës për Konventën e PD: Gati delegatët brenda 15 shtatorit
GAZETA KOHA JONE hapet me shkrimin “Ndryshim ose rrënim! Flet Spartak Ngjela: Nëse Santo është vrarë për transferta bankare, ato i ka bërë Sali Berisha, ose qarqe shumë pranë tij”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Legalizimet, ja si do të evidentohen në terren ndërtimet pa leje
– Rama në Kinë, merr mbështetje për projekte kryesore
– Infermierët, kriteret për punësimin në Gjermani
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





