Himarë, 10 shtator 2014  – Ditën e sotme, në ujërat e Himarës është kapur nga rrjetat e një peshkarexhe një aragostë 2 metra e gjatë dhe me peshë 27 kg, e cila padyshim thyen dhe rekordin “Guinness” të vendosur më parë. Astrice është familja e aragostës që jeton në ujërat e Mesdheut të detit Jon dhe Adriatik. 

Deri më tani, një specie e tillë është kapur deri në 7 kg, në një kohë kur kjo specie, kapur së fundi në Himarë, është plot 27 kg dhe ia kalon edhe rekordit botëror të librit “Guinness”, që është 20 kg. Mësohet se aragosta është shitur një biznesmeni nga kryeqyteti për një shumë prej 300 mijë lekësh. 

Nëse lajmi bëhet publik dhe në mediat e huaja, padyshim që ky rast do të merrej në konsideratë nga përfaqësues të librit “Guinness”, duke u vendosur si një rast rekordi tashmë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/