Durrës, 10 shtator 2014 – Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti, që sipas policisë është shkaktuar nga 32 vjeçari Ardi Bardhuli, nga Durrësi.
Arrestimi i Bardhulit u bë pasi në orët e pasdites së djeshme në aksin rrugor NISH Tulla-Sektor Rinia, afër kryqëzimit të Shënvlashit eshte perplasur me dy automjete te tjera.
Sipas policise, automjeti tip Alfa Romeo me targa AA076JJ, i drejtuar nga Bardhyli, ka goditur nga pas mjetin Opel me targa AA493DO, të drejtuar nga 35 vjeçari L.N., banues në Katund i Ri Shijak, dhe më pas mjetin Benz me targa DR1312D të drejtuar nga 35 vjeçari F.P., banues në Shënvlash.
Si pasojë e përplasjes mbeti i dëmtuar vetë Bardhuli, i cili mori ndihmën e nevojshme në spitalin e Durrësit. Gjithashtu mbeti i dëmtuar 35 vjeçari F.P., i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Durrësit si dhe pasagjeri i tij 39 vjeçari Ç.Ç., banues në Shënvlash Durrës, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak, nën mbikqyrjen e mjekëve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





