Itali, 10 shtator 2014 – Policia e qytezës së Lavinjës (Lavigna) afër Gjenovës, pas një telefonate nga qytetarët, u vu në ndjekje të një bande hajdutësh shqiptarë.
Dy nga policët ju qepën këmba këmbës tre hajdutëve, madje edhe nëpër taracat e çatitë e qendrës së qytezës.
Më në fund u arrestuan në kushtet e flagrancës të tre shqiptarët me precedentë penalë për krime kundër pronës. Ata janë:
Ilir Minxhozi, 22 vjeç kapoja i bandës, sipas policisë italiane.
Taulant Mandri, 24 vjeç
Marku Mikel, 21 vjeç
Besohet se banda ka dhe anëtarë të tjerë ende të pa prangosur. Kjo bandë është përgjegjëse për një seri vjedhjesh në zonën e Gjenovës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





