E martë, 9 shtator 2014 – Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Hetimi i parave; Përballja me Fullanin, Bitraj ndërron burgun”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–       Zbardhet debati i Ramës me Braçen në Grupin e PS

–       Basha: Nuk ka zgjedhje me këtë hartë territoriale

–       Gjendet e vrarë në Francë vajza nga Fieri

 

GAZETA SHEKULLI  ka si shkrim kryesor  “Guvernatori, nis përzgjedhja”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–       Shqiptarja e vrarë në Francë, dyshime për hakmarrje

–       Komisioni i Ligjeve; Deputetët e PD, rezerva për draftin e qeverisë

–       Bashkia harroi 120 mijë banorët e Kombinatit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Pensioni i reduktuar; Si përfitohet pa mbushur moshën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–       Piloti i RENEA-s: Plumbat na çanë serbatorin, si u ula në arën e misrit

–       Lulzim Basha: Nuk ka zgjedhje me këtë hartë territoriale

–       Lista e zezë; Rekord i ri, mbi 10 mijë pagues

 

GAZETA SOT  hapet me shkrimin  “Debate të forta në PS, Braçe: Disponoj dokumente sekrete për gjëra të tmerrshme që kanë ndodhur në Bankën e Shqipërisë”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   70 pyetje retorike për arrestimin e vonuar të Ardian Fullanit, urdhëri i prangosjes, loja e kryeprokurorit dhe roli i kupolës së SHQUP

–   Incident në qelinë e Fullanit, shpërthen ndaj gardianëve për telefonin, Didi i ofron psikolog dhe ndihmës social

–   Edi Rama: Nuk pranojmë figura politike për guvernator të ri, ja çfarë bisedova me Metën dhe Nishanin, prokuroria të vijojë arrestimet VIP

 

GAZETA MAPO  ka si argument kryesor  “Pasardhësi i Fullanit; Politika nis gjuetinë për Guvernatorin e ri”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Basha: Zgjedhje me këtë hartë territoriale nuk ka dhe nuk ka për të pasur

–   Polici i kufirit vret fqinjin pas një konflikti 7 vjeçar pronësie

–   Laborator me 7 milionë dollarë drogë, pranga dy shqiptarëve në Itali

 

GAZETA KOHA JONE  hapet me shkrimin  “Bashkë dosja “Fullani” dhe dosja “Santo”. Pse?”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Kryeministri Edi Rama me Guvernatoren e BSH, Elisabeta Gjoni

–   Kryesia e Grupit, PD nuk heq dorë nga bojkoti

–   Gjobiten 9 zyrtarë, mes tyre edhe ish drejtori i BSH, Dorian Çollaku

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/