Dashi

Do të merrni mbështetjen e një personi me pushtet. Në punë do t’ju ecë gjithçka mirë. Ndërsa në familje do të keni diskutime jini tolerantë dhe mos i lëndoni të tjerët me fjalë.

 

Demi

Dikush do të bëhet i/e gjallë pas shumë kohësh: do t’ju kujtohen shumë gjëra e sidomos ato jo pozitive. Bëjani të ditur se tashmë jeni të lumtur me atë që jeni dhe çfarë keni. Kujdes me shëndetin.

 

Binjakët

Jeni shumë të lodhur dhe të dekurajuar në këtë periudhë. Përpiquni të jeni të fortë. Gjërat do të ndryshojnë vetëm nëse do të doni ju që të ndryshojnë. Jupiteri dhe Saturni do t’ju mbështesin.

 

Gaforrja

Dashuria dhe afeksioni nuk do t’ju mungojnë, por duhet të dini të mblidhni te gjërat e vogla lumturinë për të jetuar në harmoni. Do të diskutoni me të afërmit ose me fqinjët. Mendohuni mirë përpara se të flisni.

 

Luani

Pasdite vonë do të surprizoheni: në dashuri në mbrëmje janë të mundura takime të reja dhe interesante. Ndërsa disa të tjerë do të takohen me ish partnerët/et e tyre.

 

Virgjëresha

Mendohuni përpara se të flisni. Do të keni tendencë të fyeni dhe të kritikoni. Dikush ju do në fshehtësi dhe mezi po pret t’jua thotë. Shpesh jepni përshtypjen se ju i “shtypni” njerëzit.

 

Peshorja

Mos ndërhyni dhe mos merrni pjesë në gjërat që nuk ju takojnë. Jini tolerantë sot me ato që ju rrethojnë. Është e nevojshme të jeni vetvetja. Këshillohuni nga një ekspert për çështjet e punës.

 

Akrepi

Do të jeni shumë aktiv dhe praktik. Një miqësi e re nuk do të jetë aq interesante sa ju e mendoni. Nxitimi është një “këshillues” i keq. Uluni në tavolinë me të afërmit tuaj për zgjidhjen e problemeve.

 

Shigjetari

Do të keni probleme me bankat dhe financat për marrje borxhesh ose kredish: refuzime të mundshme për shkak dokumentacionesh të pamjaftueshme. Sot do të jetë një ditë e rëndësishme për ju.

 

Bricjapi

Për të lindurit ditën e hënë mund të ndodhin gjëra të këqija në dashuri. Ndërsa ata që kanë lindur ditën e mërkurë do të marrin propozime interesante. Sot tregohuni persona të paqtë dhe mitikë.

 

Ujori

Dielli dhe Jupiteri për disa do të jenë katalizatorët e duhur për çdo formë suksesi. Ndërkohë është e kotë të merrni me gjëra që nuk kanë rëndësi. Më mirë që tregoheni të matur në çdo gjë që do të bëni.

 

Peshqit

Jini të durueshëm. Një situatë kritike do të zgjidhet në mënyrën më të përshtatshme. Prisni përpara se t’i futeni një historie e cila mund t’ju kthehet në një bumerang. Reflektoni.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/