Angli, 8 shtator 2014 – Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Konfirmimi zyrtar vjen nga Clarence House, shtëpia e dukëve në Cambridge. Fëmija i parë i çiftit, George, ka lindur në korrik të vitit të kaluar. 

Në njoftimin ku thuhet për shtatzëninë e dytë, Clarence House, sqaron se mbretëresha Elisabetta dhe familja e William e Kate janë shumë të lumtur për lajmin. 

Lajmi zyrtarizohet dhjetë ditë nga referendumi mbi pavarësinë e Skocisë dhe koha nuk është rastësore. Sondazhet e fundit në fakt i japin fitoren atyre që kërkojnë ndarjen nga Anglia, me rreth 51%. 

Zyrtarizimi i lajmit për pritjen e një bebeje tjetër në familjen mbretërore, pikërisht në këtë moment, mund të jetë një ‘strategji’ e dobishme për të nxitur elektoratin të votojnë në favor të ndarjes nga Britania e Madhe. 

Edhe në 2013, lindja e George u shoqërua me një valë ndryshimet ndërkombëtare. Gjatë shtatzënisë me George, Kate pati shumë shqetësime dhe kaloi jo pak kohë në spital, por duket se edhe këtë herë ajo ka te njëjtat shqetësime. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/