Durrës, 8 shtator 2014 – Dy meshkuj i kanë dhënë fund jetës gjatë fundjavës që sapo lamë pas në Durrës.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, një 39 vjeçar nga fshati Rinia është vetëvarur në kasollen e bagëtive, mbrëmjen e djeshme.

Shtetati E.H. është gjetur nga familjarët e tij, por megjithëse u dërgua me shpejtësi në spital nuk mundi të shpëtonte.

Ndërkohë në datë 5 shtator, një 20 vjeçar nga një fshat i Fushë Krujës është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, pas vetëhelmimit me fostoksinë.

Megjithë ndihmën e parë mjekësore, 20 vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë helmit.

Për të dy këto raste policia po heton për të zbardhur motivet që i shtynë dy fatkeqët të ndërmerrnin aktin ekstrem.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/